Më lanë edhe pa këngë
Poezi nga libri i katërt i autorit Naim Fetaj
NË TIVAR...
Sa shumë vajtuam për ty
Vajtonim ne e vajtonin lisat
Një det hej e mbuluan plisat
Tivar
Ti-varr
Ti-varrë
Lotë e gjak tash brigjeve përpëlasēn
Herë këndej herë në Shqipëri
Si kënga e ndarjës Stambollës së moçme
Herë në Evropë e herë në Azi...
POETRETI I NJË NËNE...
( Që kerkon të birin )
Ajo s'ka kohë as për të vdekur
Pa e gjetur djalin
Pa e djegë krejt fushën
Pa e rrafshue malin
Ah ...pa e hjek krejt mallin...
2.
E ju ka lutur gurit e drunit
Për sytë e tij të zi
Aty ku ajo qanë
Ah. .dru e gurë në dhe i ka shti...
3.
Qe njëzet vjet e ka endur dhembjën
Qe njëzet vjet mallkue e ka këngën
4.
Pranëverën e këpuste në mes si lulet
Verën e digjte si veten për çdo mot
Nyje e lidhte vjeshtën për një devër tjeter
E dimrin e shkrin me lotë...
5.
Qanë e qanë e gjora e loton tinëz
E tinëz mbi te
Zgërdhihēn stinët
6.
Ah ky vaj i saj...
Të ther... të pret.. të vret
Dushk e bar në mal... edhe kjo i thau
E fushës dënesja i bie si një det...
Tash e njëzet ...vjet
KUSH JE TI...
Ti që ma fëlliq rrafshin ...ma gërdite bjeshkën
Ti që ma skuq dimrin...terrinë ma bënë vjeshtēn
Ti që ma merr zërin...qefin ma lë heshtjën
Ti që ma vret këngën...ma djeg edhe vjershën
O i zi...o i zi...
Kush je ti
Që ma nxive jetën
DHE IKTE NJË DITË...
( Mikut tim ...Enver Malokut)
Dhe ikte një ditë e vinte një tjetër
Vinte një thirrje a një vendim i vjetër
Thirrje kemi kthyer e thirrje kemi marrë
Po askund nuk shkruante....
Kemi për t'ju vrarë...
PRANË VARRIT TËND...
( Per Agim Ramadanin )
Ti... qiellin e shpove me plumba
Unë e shprushi me fjalë
Mbi Ty... yje e pēllumba
Mbi mua... uji i valë
Ti...mallkue qoftë gjaku im
Nëse m'vrasin pa luftue
Unë...si Homeri pa sy mbetsha
Nese lodhem... tuj t'kendue...
Ti i gjallë... tek yjet
Ti i gjallë... në këngë
Unë...as gjallë... as i vdekur
As njeri ad hije... me tlina nëpē këmbë
Mengjesi tash më vret..
E dielli po na çmend
Po dita e re kur lind
E ka emrin tënd...
LETËR ULQINAKËS SIME...
Të kam thënë moj... se të fali tokën
Kullën e Çakorrin e të mirën Moknën
A të kam thënë moj e luaj kufirin
Tash... mos ma luaj syrin...
Megjithatë moj ndalo në ahishtë
Vajto moj vajto
Si Zanë mbi Kuqishtë ...
LETËR PA ADRESË...
Ti i vrave zogjtë... ti e vrave verën
Ti më flet për mollët... ti e tremb pranëverēn
Ti e ndale stinën... ti ma ndale frymën
Ti më flet për erën... ti ma shpove shpinën
Ti më flet për etjën...ti këndon mbi krua
Tash e njëzetvjet...ti po më vret mua
Ti më flet për qiellin... e po ma zë diellin
Ti më flet... më flet...ti më flet pa nda
E qielli lotët i këput pa pra...
( Hossana baraba...)
O vëlla... o i jemi vëlla...
MBI LETRAT PA ADRESË...
U harruan legjendat dhe këngët a thua
A librave thua tash u doli boja
Për syrin gacë të një gruaje thonë
Është djegur edhe Troja
Tash ai syri yt fjalët flakë m'i ndez
S'ka më këngë as vaj..
Nuk ka asnjë shpresë
Shpirtin tash po ta lë këtu
Mbi letrat pa adresë...
E MIRA DASHURI...
Kur vaji mblidhet e varet për buzë
Mallin për ty nuk e heq askush
Krejt vjershat i kallim tjera shkruajmë
Për ty...
Vdekja jonë e hershme. . .E mira dashuri
Me mijëra poetë do dalim në gjyq
Asgjë s'thamë për ty...asgjë asgjë hiç
Vuajmë këndojmë e vdesim
Me rend
Në buzë mbajmë vetem emrin tënd...
NJĒZET...
Qe njëzet vite kanë heshtur edhe malet
E maleve tinëz janë endur fjalët
Edhe verën prore e zbardhte vjeshta
Tinëz të kam ruajtur edhe nëpër vjersha
As gjarpëri ndēr gurë sa unë s'ka hjekur
Njëzet dreqër më shpallën të vdekur
Qe njëzet vite m'i prejnë edhe thonjtë
E më lanë pa këngë
Se m'i vranë edhe zogjtë
Edha nga hundët gjak më ka dalur
Kur desha të haja pite
Tash e njëzet vite...
Për fytyre më ranë pēr çdo agim
Njëzet herē erdhën
Në varrinin tim
Qe njëzet vite për lirinë ata vdesin
E për dhjetë sent një plumb e shesin...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen