Libri 2

Terrinë përtej diellit

Poezi nga libri i dytë i autorit Naim Fetaj



SA ZI O BARDH

( Për Bardh Hamzaj )

...dhe mëngjesi patjetër vjen nesër
E gjelat do të këndojnë mbi gardh
Ti pshtove ...po ç'të bëjmë ne tjerët
Sa zi...sa zi, këndej o Bardh




PËRSERI PËRRALLË...

Nga Vjena në Bruksel
Prore e njëjta përrallë
Përbirohet Evropa
Rrëshqet dalëngadalē
S'ia di kush hapin
Fytyrën as gjunjtë
Kopil për ne te dera
Prapë ai Kali i Drunjtë



URRA...NE VEÇSE JETOJMË

E humbëm tashmë rrugën
Në mes të oborrit
Tej hunde n6k shohim
Asgjë më nuk dimē

Nga erdhëm vallē nga shkojmē
A ku rrimē

Metafora të zeza na trembin
Te çdo gurëvarri

Nuk qajmë më nuk qeshim
As kēndojmē
...urra ne veçse jetojmë...




TABLLO E VRARË...

( Strellc 1999 )

Në udhëkryqin tënd u shtanga krejt
Te kulla e lindjës mbeta si meit

Ta paskan thyer relievin Fshat Bardhi im
Krojet kullat mrizet
Krejt terrinë e tym

Ti paskan vra pëllumbat 
Gjelat grindavec
Hitha qenke mbushur e veç bar pungec

..............

Pleqtë e mirë ku i ke 
Pa ta si e bëre natën
Pa një këngë të re për Haki Pavatën

Shumë t'i paskan vra gjithandej or plak
Prehrin e paske ende plotë me gjak
Si ta shkruaj një këngē e ta nxi flrtorën
Merrem ngryk me ty
Ma vret metaforën

Do ta bëjmë një këngë sa të kapesh pak
Thinjat sa t"i heqim ferrat e gurët
Tymin e topave sa t'a lajmë nga muret

E kur t'i laj sytë e ta lidhi ballin
Do ta bëjmē një këngē
Do ta kallim defin
Fol tash përmallshēm
Me Adem Istrefin...



TERRINË PËRTEJ DIELLIT

...ska më tash këngē
As gaz... as lojë

Endemi thjeshtë pa gojë

Si ai Guri i Mirë mbetëm
Mes tokës e qiellit

Se na u bë terrinē
Terrinë përtej diellit...



AZEM HAJDARI

Krejt atdheun mbi supe e mori
E ia lau faqet syrin edhe lotin
Lirinë kraheqafe pas ëndërrës flamurin
Dhe e ndërroi stinën e ndërroi dhe motin



ATY TEK PORTAT...

Në kafenenë e vjetër " Sport "
Nisën vetëvetën ta kafshojnē fort

U dehën te gjorët se kishin festë
Aty te portat e TVP-së

Herēt ranë në  raki
Si thitë në kajsi

Nga jargët dhe tuga
Gogësinte rruga

E i thyen gotat shishet gishtat
Bashkë me to marrëzinë e vetë

Aty tek portat e TV-së
Ku Bukë-Uria ime vret



QENDRA E STUDENTËVE

Sa keq mbeti sërish
E shkretë...e urtē
Si deve e gurtë

Iu kthye fruthi sërish
Zjarmia e ndau prej rritēs
Si kolla e thatë e '81-tës

Qepallave sall loti i zi
Tek shpon çdo dashuri

Gjithçka tjetër
9a shpirt...pa jetē
Dritareve merimangat
Hanë hijeshinë e vetē

(1991)



LULE AS LOT

( Pranë varrit të Jusuf Gërvallës )

Lule as lot s'të solla
As këngët ku ti mbete

Dy gurë Duboviku
Po t'i lë te koka
Dy gurë kavavjerrë përjetē

Le të thonē pastaj ç'të donē
Le të thonē
Fundja historinē ne
Kurrë s'e shkruam vetë..
( Bad Canstadt,1992 )



I LUMI TI ALI

( Për Ali Podrimjën )

Si Krishti kryqin
Dhembjen e barte
Dhembjën për Kosovën
Për Lumin...

Mallin tevona kënga e tirrte
Si mëndafshin e bardhë krimbi

Pastajj historia  përplasej ne vargje

Kurrë nuk e ndoqe mizën
Ylberit i besoje dhe lumit

E pranë lumi mbete

U lumi ti Ali
Hazreti Ali

Po mirë i latove fjalët
Ti...gjaku i Kosovës
Që nuk falet...



ZAGARËT E ZORRËVE

Shumë u bënë në Kosovë e'dala i plastë
Krejt truqa - truqa nga pesë e gjashtë

Mbjellin frikë e tmerr
Për dritë e për terr

Me peshtymë e jargë e tugë ndër dhemb
Rjepana të zgjebosur... mezi rrinë në këmbë

Pamjen e ndërrojnë shpesh...leshrat...piskamën
Me njëmijë sëmundje janë
Po të kafshuan t'a qesin kukamën

Rreth kafeneve i ke - poshtë e lart çarshisë
Edhe rreth Kuvendit - përballë Qeverisë

Sytë me sklluba rreke e kore
Nuk e lënë kënd të ecën dorë për dore

Gjithçka rrënojnë thyejnë e bëjnë rr'mok
Për një copë zorrë... një asht a një rr'cok

Nuk janë për tufë të dhene
Për gjah as për peng
Se u ra tash leshi... gjysma janë pa dhemb

Po me bisht ndër këmbë pas erës së pordhëve
Ditë e natë... gjithkah

Këta... zagarë të zorrëve...



NJĒ FJALĒ...

Zotit falju në mēnyrën tënde
Fal sa të mundesh ku ka nevojë
Kërko të falur kur je gabim
E fali të tjerët kur këtë kerkojni

Mbaje këtë fjalë në gojē
Dhe ec pa drojē

Derisa dregëza ta mbulojē dhembjën
Fale o Zot

Dhe ruaje këngën...



MOTIV POPULLOR...

( Poetit Havzi Nela )

Pak... krejt pak pa le dielli
Ta preu udhën ujku i zi
Vargjet varur mbi kaquba
Ta shqeu  ëndërrën  me gjithē sy

Kur litari u lidh ny'
O sa kënga vdiq me ty...



ELEGJI PËR VËLLËZËRIT E MI

(Për Bardh Hamzaj dhe Agim Fetaj në përvjetorin e gjashtë...)

E pata mallkuar poezinë more djem
Po dhimbja për ju vend kund s'mē ka lënē

Moti s'kam kënduar... Bardh-o
E kënga nuk niset me -iiiooo

Ah ditëvdekja juaj mbi të zezat e zezë
Krahët seç m'i këputi... krejt fijet e kresë

Krahë të gjërë ju kisha... shtrirë gjithandej
Njëri u pre në Tiranë
E tjetri u këput në Pejë

Bardh-ësinë e Agim-eve ma murose ti
Agim-et e Bardh-a m'i vërboi ai

Ku të mbytëm tash... kah
Pa sy... pa gjuhë... pa krahē

Pus e Dri
Pa ty dhe pa ty
Oiii... oooiiiii...



LETËR... 

...dhe në daç të rrish me mua
Kendej po dergjem Anes së Drinit
Per një ditē më të mirē
Për diellin

Do me plasë dhe bebëza e syrit

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen