Vezullimë thinjash
Poezi nga libri i tretë i autorit Naim Fertaj
KËNGË PËR SALI SYLËN
Kënga të vrau
A të vranë pse këndove
Zogjte e malit kur i përmallove...
Shtatë martina u kallën flakë
Shtatë herë kënga u la n`gjak
Prej vajit të nuseve e gjëmës
Edhe lisat janë dhezë flakë...
Veç mestet shpetuen pa u gri
E të than´ more Sali
Nuk donë këngë... do faqezi
SKICE PER AUTOPORTRET
Kenget... djalerine
I lashe ne Prishtine
...Dhe dashurine
Rinine...
Tanket m'a grine
Tash rrugeve te botes
Endi pleqerine
...veq me Perendine
Gjema e fisit tim...
Krejt lutjet... m'i nxine
MOS DHE MOS...
Kujt i thashë
E me kë fola kështu
Edhe vetëveten kafsh8je me dhemb
E mos e shit lirë
Të mirin... shpirtin tënd
Pritave të zeza mos e shprish jetën
Se endesh veç si hije
Kur n'besë e pret vetëvetën
E duhet pastaj të ecësh përmbys
E të shajnë kur të gdhihet
E të pēshtyjnë... kur ngrys
SKICE PER NJE POEME
(Me motiv popullor)
Kur bie hena ne bebeza te Drinit
Kjane nje vashe mes Dukagjinit
Nis kah Drini e rr´qethet Buna
Thue vajton serish Ajkuna...
...Ani vllau i jem... shtat bajrak
Kush t´a lau... trupin ne gjak
S´pat qa te ban ai zogu i shkines
T´vrane ne prite... ne bese... pas shpines
Motra plagët s'ti ka pa
S'ka pas hoxha çka me la...
...O vella... o... i jemi vella...
ARRAT E ZEZA NË STRELLC
Pesë arra të vjetra të zeza pis
Ishin njëherë aty dikund
Zi... si zyrat e milicisë
Hijerënda ishin... krrut kthye prej serit
Këngë e lame në gjak e Rrahmon Imerit
Bora deri në shokë
Burrat lidhë për arra
Nxi...si e zeza tokë
( Për një pushkë... për një allti
Të thyeme besa... dy tri bri)
Arra të vjetra të zeza në kujtesë
Si gjëma e nënave
Si vaji i nuseva pa shpresë
As dushk për me ngjy aty s´kemi marrë
Se dronim bojëgjaku ka me na dalë...
Skuqej aty bora... nga pshtyma bojëgjaku
Trupi nxie krejt...Terrinë krejt konaku
Arra të vjetra...Të zeza pis
E zezë edhe kënga
Prore për to nisë
LETËR NIPIT TIM... NORIT
Veç emigrant lum baca
Mos u bëfsh kurrë
As kurrë mos të pafsha
Të bëhësh si unë
Rri aty... rri lum baca
E tjetër fjalë as tjetër letër
Mos prit prej meje
Më mirë një vit... bilbil ndër ato mrize
Se rrugëve të botës... gjithë jetën si qyqe
KËNGË ZIE PËR BABËN
E merrte agun lulak pas shpine
Deri krye are...
Dhembjes nuk ja qelte grykën
Për gjoksi e kapte mërzia
Ec e përthokoj te gjitha
...Ec e mbyti çykë shati
Pshtyente gjak
Pas erës së bukës...i ngrati
2.
Thoshte...
Vetem kur shkoja në mulli
Gjëmën e zorrëve
Nuk e kam ndi
3.
Thartinë uthulle e djegësim hithi
Vetem nga një gji
...Kishte thith si femi...
ZOTIT PRESIDENT...
( Dr.Ibrahim Rugova )
Rigojnë sytë sërish
Si rigon vetë vjeshta
E madhështia jote
Peshon sa krejt bjeshka
Ike dhe s'ike
E mbete mes nesh
Si i gjall ndēr të gjallët
Herē qan e herë qesh
Buzēqeshja jote
Hyjnore mes nesh
Edhe në na i pafsh
Dy tri kokërra lotë
Me vaj në buzë jemi
Atë ditë e sot...
SILLU... SILLU BOTË E VJETËR
Vetë e shpuam qiellin me shigjeta e plumba
Derisa shpirti na erdhi tek hunda
Tash shi i zi pikon përmbi ne
...Si në ferr
Tek hamë njëri tjetrin përgjakët krejt nata
E dita krejt terrinë
Sa tmerr...sa tmerr
Sëmundjët kafshojnë globin
Si kobi kafkën tonë
Kur e ndërrojnë relievin me foto apatike
Njëri tjetrin hamë e pastaj festojmë
Se i vramë ninullat dhe këngët lirike
Fëmijët endin gjëmën me qefin nën sqetull
Mrizeve të huaja ku ëndërra e tyre vdes
Te përndjekurit gjysmën e botës e pushtuan
Pa bukë e ujë... gjysma tjeter vdes
U çmend njerëzia e zogjtë s'po këndojnë
Prej terri e tymnaje edhe sytë na lanë
Sillu.. sillu ti botë e vjetër
Rreth vehtes... rreth diellit
Se ne rreth teje... e sjellim hatanë
E RUAJTA TRIDHJETË VJETË
( Për Jusuf Gervallën )
Si korb i zi
Lajmi atëbotë erdhi
As fjalë... as vajë
Në buzët tona të thata
Ec... e shko në ligjerata
Njëqind orë ish dita
Dyqind orë ish nata
2.
Shikonim njëri tjetrin
Nganjëherë
E pshtynim vrerë
E askund
As ifff... as ufff
Veç një zog atëbotë
Qante... edhe për ne
Guggu - Isuf... Guggu - Isuf
NË CILËN STINË QENKEMI
Ēshtë vonë thuaja tepër vonë
Stina e këngës moti paska shkuar
E kush e rrëmbeu
Paskemi harruar...
Telat e marrëzisë tash na e këputën shpirtin
E shpirti... si të mbahet pa këngë
Sa shumë u vonuam
Dhe këngën e harruam
Na mundën na mundën kryetulët
Pshurranat dhe xhuxhët...
Stina e tyre paska ardhur...
KY QYTET
Ky qytet i huaj... m'i këputi këto këmbë
Si terrinë si ferr... çdo peizazh më tremb
As uji prrojeve s'gurgullon këndshëm
Simfoni e huaj veç dhëmbshëm...dhëmbshëm
Dielli as era nuk ma thajnë as lotin
Edhe vajin tim... e urrejnë për Zotin
Ky qytet i bukur...i huaj gjithësesi
Jetën m'a ...vret si këngët një nga një
Hijerëndë e i gurtë po gjithësi... mbret
As për varrr s'e dua...e pshurri me lezet
Përditë e ngapak
E vras... e më vret
Ky lugat... qytet...
Hornberg, 20.05.2014.
PENTAGRAMI I DHEMBJES
( Azem Shkrelit )
Bashkë me dhimbjen eca
Vargjeve tua
Tash e pesëdhjetë vjet
E mësova atë fjalë prej guri
Kur më ndanë prej rrites
Atje te "Varri i Qyqes"
2.
Stinēt i shtrydha pastaj
Si lirikat me shi
"Natën e Pagēzimeve"
Kur më zgjoje ti
Veç "Zogj e Gurë" përmbi
Për një trohë dashuri
3.
Bjeshkën e nemen e mallkuan vërrinin
Këngën e përgjakën e donin edhe syrin
Kreshtave ti
Kur ua kerkoje gjirin
4.
Dhe kokën time e morën krejt
Dhe e puthen meit
Tek një këngë e shenjtë
5.
Ti i ndeze zanorwt e zemrës pastaj
Mbi Pentagramin e Dhembjes
Ti... zogu ynĕ i këngës
Edhe prej lëkure tash do të dalë
Pa drojë pa zë pa frikë
Se kënga per ty... baco
Kund nuk paska pikë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen